Gjendet pa shenja jete në vendin e punës, nisin hetimet për ngjarjen në Gjakovë

10 months ago 35

Një person është gjetur pa shenja jete në një fabrikë këtë të mërkurë në Kosovë.

Shtetasi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndërroi jetë në rrugën “Mihal Grameno” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress se vdekja e viktimës është konfirmuar në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërkohë që për ngjarjen ka nisur hetim.

Rreth orës 11:40 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” – Gjakovë. Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Me vendim të prokurorit të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Trupi i pajetë është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Top Channel

Read Entire Article