Gjermania refuzon të dërgojë municione thërrmuese në Ukrainë: Nuk është opsion!

1 year ago 87
Reklamë

Ministri gjerman i mbrojtjes thotë se “nuk është një opsion” për vendin e tij që të dërgojë municione thërrmuese në Ukrainë. 

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të shpallë një paketë masive ndihme për Ukrainën që përfshin municionet, të ndaluara në rreth 120 vende të botës, më vonë gjatë ditës së sotme.

“Gjermania ka nënshkruar konventën [që ndalon përdorimin e armëve], kështu që nuk është opsion për ne.

Sa i përket atyre vendeve që nuk e kanë nënshkruar konventën – Kina, Rusia, Ukraina dhe SHBA – nuk më takon mua të komentoj veprimet e tyre”- u tha Boris Pistorius gazetarëve.

Top Channel

Read Entire Article