Gjigandi amerikan i lodrave “Hasbro” ka bërë të ditur se po shkurton më shumë vende pune pasi po përballet me shitjet më të dobëta në prag të festave të fundvitit. Kompania ka deklaruar do të pushojë nga puna rreth 1100 punëtorë në mbarë botën, afër 20% të stafit të tij.
Shkurtimet e vendeve të punës vijnë pasi industria e lodrave në përgjithësi po përballet me një ngadalësim të kërkesës për produktet e saj.
“Erërat e kundërta të tregut… kanë rezultuar të jenë më të forta dhe më këmbëngulëse se sa ishte planifikuar,” tha CEO i “Hasbro”, Chris Cocks. Në një email dërguar punonjësve të hënën, ai shkroi: E di që ky lajm është veçanërisht i vështirë gjatë sezonit të festave.
Agjencia e Lajmeve “Reuters” njoftoi se kompania ka planifikuar që pushimet nga puna të përfundojë në 18 deri në 24 muajt e ardhshëm.
Nga ana tjetër, “Associated Press” raporton se si shumë prodhues të tjerë lodrash, “Hasbro” po lufton me një ngadalësim të shitjeve pas një rritjeje gjatë pandemisë kur disa prindër blenë lodra për t’i mbajtur fëmijët e tyre të zënë./tvklan.al
Të ngjashme