Gjiganti i Ligës Premier dëshiron Antoine Griezmannin

10 months ago 22

Antoine Griezmann mund të kalojë në Ligën Premier, pasi sipas raportimeve të medieve angleze, Manchester United e pëlqen shumë sulmuesin francez.

“Djajtë e Kuq” tashmë kanë nisur me disa negociata për të kuptuar disponueshmërinë e sulmuesit francez për një transferim në “Old Trafford”.

Man Utd propozon një pagë prej 21 milionë eurosh në sezon për francezit, pothuajse trefishi i asaj që fiton aktualisht te Atletico Madrid.

Synimi i klubit anglez është të rikthehet në formë, duke vënë në qendër të projektit të ri sulmuesin e kombëtares franceze.

Grizmann ka bërë karrierë në klube si Real Sociedad, Barcelona dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/

Read Entire Article