Gjiknuri thirrje opozitës: Mos pengoni punën e “Zgjedhores”. Kodi i ri në interesin tuaj

8 months ago 24
12:59 26/01/2024

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision shumë partizan, gjithëpërfshirës, mbi të gjitha i intereson produkti opozitës shqiptare, pavarësisht se cila është ajo”. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat këtë të premte bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri. Ai i bëri thirrje të gjitha palëve që të ulen në këtë komision dhe të mos bllokojnë punimet e tij, ndërsa garantoi gatishmërinë e mazhorancës për ta çuar deri në fund punën për Kodin e ri Zgjedhor.

“Vullneti i mazhornacës është që të dëgjojë të gjithë palët dhe unë këtë e garantoj edhe personalisht, në pikëpamjen e asaj çka mund të bëj unë si bashkëkryetar, që të gjitha flukset e opozitës të vijnë me propozime konkrete. Propozimet e tyre të diskutohen edhe me ekspertët e ODIHR-it dhe të gjejnë zgjidhje konkrete për probleme konkrete që ata i pretendojnë në lidhje me zgjedhjet. Mendoj dhe i bëj thirrje që ju lutem shumë mos e pengoni zhvillimin e këtij komisioni, është në interesin tuaj. Duhet ta keni parasysh, reforma e Kodit Zgjedhor, natyrshëm që i duhet Shqipërisë, po mbi të gjitha i duhen opozitës, që ato shqetësime që ajo pretendon, apo që i ngre të adresohen në kohë. PS, mazhoranca, mund të jetë edhe e qetë me këtë Kod Zgjedhor, pasi është parti edhe në pushtet. E dyta ky kod Zgjedhor është i certifikuar nga ODIHR, Këshilli i Europës si një kod brenda të gjitha standardeve dhe mund të ketë tek-tuk nevojë të ndreqë disa probleme që kanë ndalë edhe nga vendimet e GJK. Por mbi të gjitha opozita duhet të jetë e para e interesuar dhe unë nuk e kuptoj sesi opozita pengon një gjë që është në interes të saj.


Mazhoranca tha Gjiknuri, do që të gjitha problematikat e dala nga raporti i ODIHR të jenë të adresuara brenda fundit të marsit. Ndaj u shprehet u shpreh se në rast vijim të bllokimit të punimeve të këtij komisioni, do të ndiqet alternativa e mbledhjeve online, siç ndodhi ditën e sotme ku u miratua kalendari i punës.

“Dua të them që ne do të tentojmë përsëri që zgjedhjet t’i zhvillojmë normalisht, por njëkohësisht do të përgatitemi edhe me mënyrën alternative, që miratuam kalendarin e punës që brenda fundit të marsit ne t’i kemi të adresuara të gjitha problemet që rrjedhin nga raportet e ODIHR-it dhe për të demonstruar që ne do të vazhdojmë përpara me këtë proces dhe nuk ka përse të pengohet në ato forma primitive që fatkeqësisht janë bërë të zakonshme tashme në Kuvend. Por tashmë te Komisioni i Reformës Zgjedhore, është një komision shumë partizan, gjithëpërfshirës, mbi të gjitha i intereson produkti opozitës shqiptare, pavarësisht se cila është ajo”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article