Gjikuria pas votimit: Pavarësisht kartave ID të skaduara, do të fitojmë

1 month ago 16
Reklamë

Kandidati i opozitës për kryebashkiak të Himarës Petro Gjikuria, i cili votoi në Dhërmi tha se trajtimi i qytetarëve në Himarë ka qenë i diferencuar lidhur me kartat e skaduara.Në një deklaratë për mediat pas votimit, Gjikuria tha se një vit më parë qytetarët me karta ID të skaduara u lanë të votojnë.“Vitin e kaluar u lejuan me karta të skaduara, kurse këtë herë nuk u lanë të votonin. Ky është një problem se edhe trajtimi i qytetarëve ishte i diferencuar; socialistësve u jepnin karta brenda 24 orëve kurse të anës tjetër u thoshin për dy javë. Kjo nuk është punë fushate. Ne një javë fushatë na lanë. 10 ditë kam bredhur fshat më fshat, kemi folur me qytetarët, nuk ishte problemi i kartave. Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë. Këtu i bëjnë ligjet si të duan vetë. Ata llogarisin numrat dhe nxjerrin ligjet si të duan”.Po pavarësisht kësaj, Gjikura thekson se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. “Nuk mendoj që do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë këtë herë. Do të fitojë demokracia”.

Read Entire Article