TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dënoi me 6 muaj burg ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Prokuroria e Posaçmes Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, kërkoi 1 vit burg, me akuzën e fshehjes së pasurisë. Por togat e zeza të GJKKO vendosën 6 muaj burg, që do t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove.

SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur disa nga pasuritë e tij te formulari i vetëdeklarimit.  Dedja është gjyqtari i parë që dënohet nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kaloi shkallën e parë, por u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.