GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit, Vangjel Dule: Vendim i Ramës! Arsyeja është vazhdimi i tjetërsimit të pronave në Himarë

10 months ago 11

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës. Pas vendimit, kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka reaguar para gazetarëve duke thënë se vendimi ishte i paralajmëruar nga Edi Rama.

“Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës. Është për të shprehur keqardhjen për republikën dhe drejtësinë tonë.

Rama kërkon të mbajë në bashki një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët, që të vazhdojë dhe të tjetërsojë pronat, në dëm të interesave të banorëve dhe në favor të interesave klienteliste.

Kjo nuk është një ndërhyrje në drejtësi, por mendim që çdo qytetar ka të drejtë të shprehë. Ndërhyrje është intervista e Ramës një javë më parë, dhe shumica prej gazetarëve nuk patën guxim ta kontestojnë.  Po krijohet një precedent i rrezikshëm”, tha Dule.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article