GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt për heqjen e nga sekuestro të llogarisë së tij bankare

11 months ago 19
Reklamë
15:24 26/09/2023

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj për të liruar nga masa e sekuestros preventive një llogari bankare në emër të tij. Llogaria në fjalë ishte një nga gjashtë pasurite e vëna nën sekuestro për shkak të hetimit të nisur ndaj ish-zv.kyeministrit për veprat penale të “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

Sipas gjyqtarit Erjon Bani, kërkesa e paraqitura nga avokatët e Ahmetajt ishte e pa bazuar në prova dhe në ligj. Ahmetaj është në kërkim që prej muajt korrik me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë. Më herët Gjykata e Posaçme ka rrëzuar edhe kërkesën për të hequr nga sekuestro një apartament në Tiranë në pronësi të Arben Ahmetajt.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article