Gjykata i la në qeli, çfarë deklaruan Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe në seancë

1 month ago 5
Reklamë

Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masën e sigurisë për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, të dy të akuzuar për disa vepra penale.

Ditën e djeshme, në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku tha se ata ishin ekstraduar nga Dubai dhe ndodheshin në policinë e Tiranës për t’iu vënë më pas ne dispozicion drejtësisë.

Mirëpo gjatë seancës së sotme, deklaratat e të akuzuarve bien ndesh me ato që tha dje rrumbullaku.

Brenda seancës, me dyer të mbyllura, Plaurent Drervishaj ka pretenduar se është sjellë në mënyrë të paligjshme nga Dubai për në vendin tonë. Nga ana tjetër, Julian Meçe ka deklaruar se ka qenë dëshira e tij për të ardhur në Shqipëri dhe për tiu përballur me akuzat e SPAK..

Sipas dosjes së SPAK Dervishaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme ka dyshime se ai është personi qe porositi  atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, atentat ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit Andi Maloku.

Ndaj tij u caktua edhe masa “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ndërsa Julian Meçaj akuzohet si një nga autorët e atentatit të ndodhur në nëntor të vitit 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbi kalimit të Shkozetit, ndaj prokurorit Ndoj.

Në shënjestër të këtij atentati ishte dhe personazhi tjetër i krimit i njohur si Rrumi.

Ditën e Premte, Plarent Dervishaj pritet të dale sërish para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, për dy ngjaret e rënda të ndodhura në vitin 2005.

Referuar dosjes së SPAK, më 26 shkurt të vitit 2005, Plaurent Dervishaj dyshohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë kanë vrarë Klodian Saliun. Ndërsa një ditë pas kësaj ngjarjeje Dervishaj dyshohet se së bashku me Emiljano Shullazin dhe dy persona të tjerë kanë vrarë me eksplozivVajdin Lamajn dhe Artan Arsi. /vizionplus.tv

Read Entire Article