Gjykata izraelite lë të lirë ushtarin kufitar të akuzuar për vrasjen e palestinezit autik (fotot)

1 year ago 49
Reklamë

Një gjykatë izraelite ka lënë të lirë sot një oficer të policisë kufitare të akuzuar për vrasje nga pakujdesia kur qëlloi për vdekje një palestinez me autizëm, në qytetin e Vjetër të Jeruzalemit tre vjet më parë.

Gjykata e rrethit të Jerusalem vendosi se oficeri po vepronte në vetëmbrojtje kur qëlloi për vdekje 32 vjeçarin Eyad Hallaq, në çështjen që krahasohet nga mediat me vrasjen policore të George Floyd në SHBA.

Duke e përshkruar incidentin si një gabim tragjik, argumentimi tha se oficeri “mori një vendim në një fraksion sekonde, në një situatë të vështirë”.

Gjykata u justifikua më tej se “marrja e risqeve është pjesë e aktivitetit ushtarak”.

Zyrtarët thanë se oficeri në fjalë, emri i të cilit nuk është bërë publik, “besonte seriozisht se kishte të bënte me një sulmues kur qëlloi për vdekje Hallaq”.

Familjarët kanë kritikuar prej kohësh gjykimin e Izraelit mbi vrasjen ndërsa nëna e Hallaq, Rana, doli nga salla duke qarë pas dhënies së vendimit.

Ajo e përshkruante të birin si “të thjeshtë e të qetë.”

“Ata e vranë sepse ai ishte i qetë,” tha ajo, ndërsa shtonte se kishte shpresë në “gjykimin e Zotit”.

Hallaq u qëllua për vdekje brenda portës së Qytetit të Vjetër më 30 maj 2020, teksa ishte duke shkuar në institucionin e nevoja të veçanta që frekuentonte.

Por policia tha se ai ishte një sulmues palestinez të cilin “e kishin ndjekur dhe i kishin bërë thirrje të ndalonte”.

Sipas dëshmive, dy policë të forcës kufitare izraelite e kishin ndjekur atë dhe e kishin qëlluar kur po fshihej prapa një koshi mbeturinash. Dy nga katër plumbat e qëlluar prej tyre e vranë atë.

Hetimi i policisë zbuloi se oficeri kishte shkelur instruksionet e ndalimit dhe qëllimit, sipas raportit të policisë.

Babai i Hallaq, Khairy, tha se ishte i shokuar nga vendimi dhe tha se do vijojë veprimin ligjor për të gjetur drejtësi.

Grupime të të drejtave të njeriut kanë akuzuar shpesh forcat izraelite për vrasje të palestinezëve në rrethana të dyshimta.

Ato shtojnë se Izraeli nuk ndjek penalisht rastet e shkeljeve, ose ato që hetohen përfundojnë pa akuza ose dënime të lehta dhe pa dëshmitarë të thirrur.

“Ky është një tjetër rast i shpëlarjes së vrasjes së palestinezëve të pafajshëm,” tha Dror Sadot, zëdhënës i grupit izraelit të të drejtave B’tselem. “Kur është fjala për vrasje të pajustifikuara të palestinezëve nga forcat izraelite, policia ka pandëshkueshmëri”.

Qyteti i Vjetër është pjesë e Jeruzalemit Lindor që Izraelit ka pushtuar pas luftës së vitit 1967 dhe ka aneksuar si ‘kryeqytetin e tij’, në lëvizjen që nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar. Palestinezët kërkojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm, në një nga pikat më të vrazhda të konfliktit të rëndë.

Top Channel

Read Entire Article