Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

8 months ago 37
14:43 29/01/2024

Gjykata Kushtetuese ka miratuar “Marrëveshjen e Emigrantëve” mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se sipas burimeve ‘Kushtetuesja’ ka rrëzuar padinë e 30 deputetëve të opozitës lidhur me këtë marrëveshje duke e quajtur në përputhje me Kushtetutën. Vendimi nuk është unanim dhe me shumicë votash. Ndërkohë vendimi zyrtar pritet të shpallet në orën 15:30.

Kujtojmë se më 6 Nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes ata do të strehohen në Gjadër, ku do të jetë kampi dhe vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article