Gjykata Kushtetuese shprehet sot për Berishën

10 months ago 31
15:49 20/12/2023

Gjykata Kushtetuese pritet që të marrë vendimin mbi kërkesën e deputetëve opozitarë për të shpallur si antikushtetuese masat kufizuese të SPAK ndaj liderit demokrat Sali Berisha.

Në Gjykatën Kushtetuese ndodhet gazetarja Elja Zotka e cila u shpreh se sot nuk do të jetë një vendim mbi të gjithë kërkesën e PD.

“Janë disa pika që kërkon PD në lidhje me masat e SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Me anë të një letre përfaqësuesit e selisë blu i janë drejtuar dje Gjykatës Kushtetuese ku i kërkon që të ketë një vendim të ndërmjetëm nëse do ta pezullojë të dyja masat e vendosura nga SPAK-u më 12 Tetor, përpara se parlamenti ditën e nesërme të japë autorizimin ose jo për arrestimin në burg ose shtëpi për Sali Berishën”, raportoi ajo.


Kryetarja e gjykatës, Holta Zaçaj, do të ketë një komunikim pa kamera me gazetarët për t’u shprehur lidhur me letrën e përfaqësuesve të PD.

Sipas gazetares Elja Zotka, letra e përfaqësuesve të PD drejtuar kryetares së “Kushtetueses” synon që me një vendim pezullim për masat e vendosura nga SPAK-u të ndikojë edhe mbi procedurën parlamentare, pra mbi autorizimin për arrestimin e tij.

Kujtojmë se kërkesa drejtuar kuvendit nga SPAK ishte për të ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në arrest pasi sipas tyre, Berisha nuk i është bindur dy masave të mëparshme.

“Demokratët pretendojnë se me këtë vendim të sotëm të ndërmjetëm të GJK, pra me një vendim për pezullim deri në vendimin përfundimtar të saj të ketë një ndikim edhe mbi procedurën parlamentare”, raportoi Zotka./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article