Gjykata ‘ngjall’ projektin e Superligës

10 months ago 38
20:14 21/12/2023

Struktura/ 64 skuadra të ndara në tre nivele, sfidat transmetohen falas për tifozët

Superliga Europiane e futbollit është gati, të paktën në nivel strukturor. Nismëtarët e këtij projekti janë të bindur se kjo do t’i sjellë të ardhura të shumta skuadrave që do të përfshihen në të. Të paktën 64 ekipe do marrin pjesë, të ndara në tre kategori.

Tre nivelet do të quhen Star, Gold dhe Blue League. Në dy kategoritë e para janë 16 skuadra, në të tretën 32 të tjera. “Pjesëmarrja është e bazuar në meritë sportive, është e hapur dhe meritokratike, ka ngjitje dhe rënie dhe nuk ka vende të përhershme. Transparencë maksimale”, thuhet në njoftimin e mbështetësve të kësaj nisme. Zgjedhja për vitin e parë do të bëhet në bazë të kritereve transparente të performancës.

Në Ligën e Yjeve dhe të Artë, 16 skuadrat do të ndahen në dy grupe me nga 8, të cilët do të konkurrojnë me duele vajtje-ardhje. Ky aspekt garanton 14 ndeshje, 7 në shtëpi dhe 7 në transfertë, të cilat sipas A22 do të jenë të gjitha kompetitive. Në Ligën Blu 32 skuadrat do të ndahen në 4 grupe me nga 8. Faza e grupeve do të zgjasë nga shtatori deri në prill. 

4 skuadrat e para nga dy grupet e Star dhe Gold League dhe dy skuadrat e para nga secili prej 4 grupeve të Ligës Blu do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt, e cila do të fillojë me çerekfinalet, sërish të ndarë në tre grupe. Raundet dhe finalet në shtëpi dhe transfertë në një fushë neutrale. Fituesit do të kurorëzohen kampionë të Ligës Star, Gold dhe Blu. 

Dy klubet që përfundojnë të fundit në grupet e tyre të Star League do të zbresin në Gold, dhe finalistët e Gold League do të ngjiten në kategorinë e më të mirëve. E njëjta gjë do të ndodhë mes Gold dhe Blu. Në Ligën Blu, 20 nga 32 klubet do të largohen nga gara dhe do të zëvendësohen nga 20 skuadra të tjera që vijnë nga ligat kombëtare, bazuar në performancën e rezultateve në fushën e lojës. 

Do të luhet gjatë javës dhe jo në fundjavë, gjë që e bën të përputhshme bashkëjetesën me kampionatet kombëtare. Një sistem i ngjashëm, me 32 skuadra gjithsej të ndara në Ligat e Yjeve dhe të Artë, do të zbatohet edhe për Superligën e Femrave. Ajo që mund të konsiderohet një tjetër risi është fakti që këto sfida do të mund të ndiqen falas përmes një rrjeti që do të ndërtohet nga organizatorët.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article