Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës për dhunë në familje, bashkëshortja tërheq akuzat

10 months ago 24

Durim Toska, ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës është njohur sot me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e burgut që dhunoi pak ditë më parë bashkëshorten. Mirëpo bashkëshortja e Durim Toskës ka tërhequr akuzën për dhune ne familje. Sa i takon armës që u gjet nga policia në shtëpinë e tij, Toska ka thënë që nuk kishte dijeni.

Gjatë kontrollit policor të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe armë zjarri me municion të cilën 52 vjeçari e posedonte pa lejë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article