Gjyqi ndaj Belerit, dëshmitari kyç ndodhet jashtë vendit. Avokati hedh akuza ndaj tij dhe vëllait: Persona të dënuar

10 months ago 12

Procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit ka marrë një tjetër kthesë këtë të martë. Një nga dëshmitarët kyç të këtij procesi, Abdyl Rama, nuk ndodhet në Shqipëri dhe sipas sistemit tim rezulton të ketë dalë nga Shqipëria më 22 korrik dhe se prej asaj kohe nuk kishte hyrë më në Shqipëri.

Për këtë arsye, organet përkatëse nuk kanë pasur një adresë për të dërguar kërkesën për të dhënë dëshmi në gjyq.

Ndërkaq, avokati mbrojtës tha se vëllezërit janë të dënuar. “Nuk ka asgjë tjetër veçse deklaratës së dy vëllezërve të dënuar. Ata duke qenë disa herë të dënuar. Kanë lidhur një plakë në Durrës ata.

Janë dënuar disa herë dhe i përdor policia”, deklaroi ai. Seanca u shty që të merret në pyetje Pandeli Kokaveshi, ndërsa vetë Beleri nuk preferoi të jepte dëshmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article