Goditet gjyqtari i ndeshjes në Berat

10 months ago 26
20:08 16/12/2023

Lojtarët dhe stafi i Tomorit sulmojnë arbitrin e sfidës me Vorën

Episodet e dhunës janë bërë sërish prezente në stadiumet shqiptare. Edhe pse pak orë pas përjashtimit të klubit të Shënkollit për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, kjo gjë nuk e ka penguar Tomorin që të protestojë dhe të sulmojë gjyqtarin e duelit ndaj Vorës.

Një karton i kuq i akorduar në minutën e 14-të ka sjell kaos në fushë, me zyrtarë të klubit beratas që kanë sulmuar edhe gjyqtarin e sfidës. Episodi zgjati për rreth 3 minuta, për të vijuar më pas ndeshja normalisht.

Një skenë e ngjashme me atë të pak ditëve më parë në Turqi, ku presidenti i një klubi elitar u përjashtua përjete për shkak të sulmit mbi gjyqtarin e ndeshjes.


Të ngjashme

Read Entire Article