Një 45-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur. Po ashtu është arrestuar edhe një 23-vjeçar, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij”, njofton policia. /vizionplus.tv