Ka mbërritur në SPAK prokurorja federale e Belgjikës Ann Frasen.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene bën me dije se prokurorja federale do të kryejë takim me kryeprokurorin e SPAK Altin Dumanin dhe disa prokurorë të tjerë.
Autoritetet belge kanë disa çështje për krimin e organizuar që janë duke hetuar me palën shqiptare.