Goditja ndaj gjyqtarit nga presidenti i klubit, Federata merr vendim të rëndë për futbollin në Turqi

10 months ago 25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin turk ditën e hënë në ndeshjen mes Ankaragucus dhe Rizesporit.

Skuadra mysafire ka barazuar ndeshjen në minutën e 97-të dhe kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer presidentit të Ankaragucus, Fati Koca i cili zbriti në fushë.

I pari i klubit nga kryeqyteti turk nuk e ka përmbajtur vetën duke goditur gjyqtarin kryesor Halil Umut Meler.

KAMUOYUNA DUYURULUR pic.twitter.com/GiNeRiTBM6

— TFF (@TFF_Org) December 11, 2023

Gjyqtari u dërgua në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa nga ana tjetër, presidenti u ndalua nga forcat e rendit.

Ka ardhur një reagim i fuqishëm nga Federata e Futbollit të Turqisë që ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtarit të tyre.

Emre Belözoğlu maçın bitmesiyle Halil Umut Meler'e defalarca parmak sallayarak işaret edip herkesi provoke etmiş. Doğrusu zerre şaşırmadım, bu olaylarda nereden çıkacak diye bekliyordum.

Halil Umut Meler, Ankaragücü, Ali Koç, #yumruk pic.twitter.com/0vjghcLPEA

— Mahir X (@MahirofficialX) December 12, 2023

Kjo ka bërë që FFT të pezullojë për një afat të pacaktuar të gjitha ndeshjet në futbollin turk.

Federata e Futbollit të Turqisë ka paralajmëruar dënime të rënda për akterët e kësaj ngjarje të shëmtuar, derisa pritet një dënim shembullur për presidentin e Ankaragucus, Fati Koca. /Telegrafi/

Read Entire Article