“Goditje për shkak të detyrës”, grupi i PD kallëzon penalisht deputetin socialist, Vullnet Sinaj

11 months ago 24
14:51 01/11/2023

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK për “goditje për shkak të detyrës” deputetin socialist Vullnet Sinaj në lidhje me tensionet që kanë shoqëruar seancën plenare të ditës së hënë.

Lidhur me këtë lajm, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thekson se ditët në vijim do të paraqesin të tjera kallëzime penale për deputetë të PS-së.

Pyetje: A do bëni kallëzim në SPAK, ashtu sikurse PS-ja dërgoi Bledjon Nallbatin?

Gazment Bardhi: Në fakt, ne e kemi çuar në SPAK. Ajo që sot ka dalë si lajm është përgjigje e kallëzimit tonë dje ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj për “goditje për shkak të detyrës” dhe “shpërdorim detyre” dhe në ditët në vijim të jeni të sigurtë se do të ketë kallëzime të tjera për deputetë të tjerë të Partisë Socialiste.

Gjithashtu, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kallëzuar penalisht në SPAK deputetin demokrat Bledjon Nallbati.

Sipas kallëzimit të grupit parlamentar të PS-së, Nallbati ka konsumuar veprën penale “goditje për shkak të detyrës” gjatë seancës plenare të ditës së hënë ndaj deputetit socialist, Vullnet Sinaj.

Sjellim në vëmendje se seanca plenare e Parlamentit të së hënës nisi me tensione dhe degjeneroi në përplasje fizike. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetët demokratë Bledjon Nallbati, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi për shkak të tensioneve në seancën plenare të së hënës./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article