Goditjet brutale të Anthony Joshua që e rrëzuan Francis Ngannou dhe e bën të kishte nevojë për oksigjen pas meçit

7 months ago 13

Anthony Joshua fitoi me një nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou, duke e mbyllur meçin më herët se sa ishte pritur.

Dy herë ish-kampioni i unifikuar i peshave të rënda boksoi me superyllin e MMA në një meç të mbajtur në Arabinë Saudite.

Joshua e nisi fuqishëm që nga fillimi, duke e rrëzuar ish- kampionin e UFC- së në raundin e parë me një goditje me dorën e djathtë.

Ndërsa në raundin e dytë e rrëzoi dy herë, duke ia fikur dritat kamerunasit, që kishte nevojë edhe për asistencë mjekësore pas meçi.

The moment that @anthonyjoshua DESTROYED Francis Ngannou 🤯#JoshuaNgannou | #KnockoutChaos | #RiyadhSeason pic.twitter.com/ONl1rlhSlo

— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) March 9, 2024

Ngannou i ulur në qoshen e tij u desh të ndihmohej që të arrinte në vendin e tij.

Ish luftëtarit të UFC iu dha më pas oksigjen në qoshen që ishte ulur, pasi goditjet e fuqishme të Joshuas, e kishin tronditur.

Ngannou needed some oxygen to wake up. Omo! #JoshuaNgannou pic.twitter.com/V6VAn6gbBM

— Dotun Jubal (@dotunjubal) March 9, 2024

Tifozët e boksit në mbarë botën u mahnitën me nokautin dhe paraqitjen e AJ sonte, që tregoi nivele të larta të boksit./Telegrafi/

Read Entire Article