Gogu: Pacienti zero i korrupsionit në krye të qoshes së opozitës. Mos e digjni jorganin e shqiptarëve për pleshtat e korrupsionit madhor

3 months ago 14

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Toni Gogu ka folur për debatin që opozita tentoi të krijonte sot në Kuvend lidhur me një ish-këshilltar të kryeministrit Rama.

“Sot ka qenë një seancë e denjë për t’u cilësuar si një nga spektaklet më të mëdhaja të hipokrizisë sepse këtu po përplasen dy kultura. Ne që duam të vëmë ligjin si arkitraun e çdo familje dhe është kultura tjetër që e urren ligjin me gjithë shpirt”, tha Gogu.

Duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, në masë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Posaçme, Gogu përsëriti thirrjen për opozitën që të marrë pjesë te komisioni i posaçëm parlamentar.

“Nuk ç’rrënjoset korrupsioni duke folur ju për korrupsionin, por ejani te komisioni i posaçëm të punojmë së bashku. Ju tani vëni në krye të qoshes pacientin zero të korrupsionit dhe vini bërtisni këtu duke fyer kryetaren e Kuvendit. Pra, bëni siç them unë, por mos bëni si bëj unë se e keni bablokun e korrupsionit në krye të qoshes”, tha Gogu. Lidhur me grupin e dialogut për reformën zgjedhore, Gogu kërkoi nga opozita të mos e humbasin mundësinë e këtij mekanizmi.

“Mos e digjni jorganin e shqiptarëve për ato pleshtat e korrupsionit madhor. Ejani t’ju japim qytetarëve dhe partnerëve atë që ka nevojë sistemi, jo atë çfarë mendon pacienti zero për të dalë nga karantina e korrupsionit madhor”, deklaroi nënktyetari i Grupit Parlamentar të PS.

Në vijim të fjalës së tij gjatë një replike me deputeten Jorida Tabaku, Gogu tha se Sali Berisha nuk mund të cilësohet as si Gandhi as si Khodorkovsky, por ai mbetet pacienti zero i korrupsionit.

“Të flisni sikur aty është Gandhi shqiptar sikur është Khodorkovsky kjo është hipokrizi. Aty është mamuthi i korrupsionit madhor”, tha Gogu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article