Gol dhe asistim – Cristiano Ronaldo super lider në elitën e futbollit saudit

10 months ago 38

Al Nassr ka fituar ndaj Al Ettifaq me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 18-të të kampionatit elitar saudit, ku Cristiano Ronaldo gjeti rrjetën.

Alex Telles kaloi në epërsi Al Nassr, ndërsa Marcelo Brozovic shtoi epërsinë pastaj.

Kroati shënoi pasi Cristiano Ronaldo e dërgoi topin me kokë drejt tij, dhe përfaqësuesi kroat bëri një punë të shkëlqyer, duke gjetur rrjetën për 2-0.

253RD ASSIST FOR THE GREATEST CRISTIANO RONALDO.pic.twitter.com/JpXgyxA29U

— CristianoXtra (@CristianoXtra_) December 22, 2023

Portugezi shënoi pastaj edhe vetë në minutën 73-të nga penalltia për 3-0.

GOAL NUMBER 870 FOR THE GREATEST CRISTIANO RONALDO!!

pic.twitter.com/YLmLlgS5iX

— CristianoXtra (@CristianoXtra_) December 22, 2023

Ky ishte goli i 21-të në 23 ndeshje për Cristiano Ronaldon me fnellën e Al Nassr. Në anën tjetër, asistimi ndaj Brozovic ishte i 11-ti për portugezin këtë sezon.

Me këtë fitore, Al Nassr arriti në 40 pikë dhe me një ndeshje më pak është dhjetë pikë prapa liderit Al Hilal. /Telegrafi/

Read Entire Article