Goli i Mbappes ishte aq i fortë sa që grisi rrjetën e portës së Sociedadit

7 months ago 8

Real Sociedad dhe Paris Saint-Germain janë duke luajtur në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

PSG-ja kishte avantazhin prej 2-0 nga ndeshja e parë e luajtur në Francë, ndërsa pas pjesës së parë në ‘San Sebastian’ ata kanë kaluar në epërsi falë një super goli të Kylian Mbappe.

Ajo që ka marrë vëmendjen tek ky gol është fakti se gjuajtja e francezit ishte aq e fortë sa që grisi rrjetën e portës së Sociedadit.

Tashmë me këtë gol të shënuar PSG-ja po avancon me rezultat të përgjithshëm 3-0 dhe shpresat e Sociedadit për kualifikim tashmë janë zbehur për të mos thënë që janë zhdukur fare.

Mbappe po shkëlqen këtë edicion të garave në Ligën e Kampionëve teksa në tetë ndeshje ai ka shënuar pesë gola./Telegrafi/

Kylian Mbappe hit that so hard he broke the net 😳 pic.twitter.com/l9C7VDCXMz

— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 5, 2024

Read Entire Article