Grabiste banesa në disa qytete, kapet “skifteri” shqiptar në Spanjë

10 months ago 24

Katër hajdutë të specializuar në vjedhjet e shtëpive në Sant Just Desvern dhe Esplugues de Llobregat në Spanjë, janë arrestuar nga policia. Grupi i Krimit Urban Esplugues de Llobregat ka mundur të verifikojë se brenda një automjeti ndodheshin dy burra dhe një grua me një qëndrim shumë të çuditshëm.

Kur i identifikuan, panë se njëri prej tyre ishte një burrë me origjinë shqiptare, i cili kishte një urdhër arresti dhe burg nga Gjykata Kombëtare për disa grabitje me forcë.

Të dielën në mbrëmje, në Sant Just Desvern, Mossos d’Esquadra kapi në flagrancë dy burra të cilët kishin arritur të hynin në një shtëpi ndërsa pronarët e saj ishin duke fjetur. Një person i tretë po vëzhgonte nga jashtë dhe të gjithë u arrestuan si autorë të dyshuar të një grabitjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article