Grafiti serb “vdekje shqiptarëve”/ Reagon profesori: Ky emërtim është për të mbjellur frikë....

1 month ago 12
Reklamë

Dje, është mbajtur protestë gjithë popullore, “Për Identitet dhe Dinjitet”, në Kosovën Lindore.

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.

Por, një ditë pas, sot, po atje është shfaqur një grafit në rrugë, “vdekje shqiptarëve”.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ky grafit shfaq urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, kjo shprehje është për të mbjellur frikë, për asimilim e spastrim etnik.

“Një ditë pas protestës gjithëpopullore kundër diskriminimit të mbajtur në Bujanoc, nga gjithë subjektet politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Sot, në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, është parë grafiti “vdekje shqiptarëve” .

Kjo është një shprehje e manifestuar publikisht e një gjuhë të urrejtjes, që ushqejnë ende serbët ndaj shqiptarëve. Ky emërtim është për të mbjellur frikë nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e spastrim etnik.

Në Bujanoc, pas protestë gjithë popullore, PËR IDENTITET DHE DINJITET, serbët lokal vazhdojnë të shprehin përmesë grafiteve gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Protesta e mbajtur dje, ishte masive e veçmas subjektet politike manifestuan një unitet, harmonizim e koordinim gjithëpopullor, duke reflektuar artikulimin e kërkesave të ligjshme, për të ndalur diksriminimin”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article