Grenell synon të bëhet Sekretar amerikan i Shtetit, vjen parashikimi jo i mirë për Kosovën – përmenden “lidhjet” e tij me Serbinë!

4 weeks ago 5
Reklamë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, kanë marrë vëmendje të madhe, derisa edhe për Kosovën, janë të një rëndësie të veçantë, nisur nga aleanca dhe raportet me ne.

Ardhja e mundshme e Donlad Trump në pushtet, nuk po cilësohet si një sinjal pozitiv për shtetin tonë, marrë parasysh qasjen e tij ndaj problemeve në rajonin e Ballkanit.

E së fundi, ish i dërguari i Donald Trump për Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili po konsiderohet si i besuari i ngushtë i ish-presidentit amerikan, po përflitet se mund të bëhet Sekretar i Shtetit, nëse fiton ‘miku’ i tij’ zgjedhjet.

Ai aktualisht po përgatitet për një mandat të mëtejshëm të mundshëm në detyrë për Donald Trump me lloj-lloj ambiciesh biznesi dhe politike në Evropën Juglindore. Për shembull, ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd do të bëhet një vendpushim luksoz. Grenell e rregulloi marrëveshjen, investoi dhëndri i Trump, Jared Kushner.

Gjatë kohës së tij si përfaqësues i Ballkanit, Grenell tashmë ka krijuar lidhje të ngushta me qeverinë në Serbi, e cila nga ana e saj është aleate me Dodik - në kurriz të shtetit Kosovës, që në fakt në jemi aleat i Perëndimit.

Edhe gjatë kohës sa ishte përfaqësues i Ballkanit, Grenell nuk konsiderohej si ndërmjetës i ndershëm mes Serbisë dhe Kosovës. Ai u përpoq të bënte një shkëmbim territoresh, megjithëse ndryshime të tilla kufijsh bazuar në kriteret etnike mund të çojnë shpejt në dëbime dhe luftë në Ballkan. Në veçanti, kjo do të rrezikonte seriozisht integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Projekti u parandalua përfundimisht nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Shabani: Politika e jashtme amerikane di ta ndryshojë kursin e vet politik në rajone të caktuara

E për këtë çështje, për “Bota sot” foli njohësi i marrëdhënieve diplomatike, Amir Shabani.

Fillimisht, ai tha se Grenelli është një referencë negative për Kosovën, kjo për shkak të qasjes së tij në të kaluarën.

“Personaliteti i Grenellit referohet negativisht për interesat e Kosovës dhe rrugëtimin euro integrues të vendit. Kjo, bazuar nga periudhat e së kaluarës kur ai ishte i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor”.

Po ashtu, Shabani potencoi se politika e jashtme amerikane di ta ndryshojë qasjen e saj, për këtë mund të priten befasi të ndryshme.

“Sa i përket zhvillimeve të së ardhmes, se nëse Donald Trump zgjedhet president i SHBA-së dhe rikthimi i Grenellit në rajon a do sjell destabilizim apo jo, pritet të shihet gjatë asaj periudhe, pasi që politika e jashtme amerikane di ta ndryshojë kursin e vet politik në rajone të caktuara dhe se mund të sjell befasi krejtësisht të pa pritshme nga e kaluara”, përfundoi Amir Shabani për “Bota sot”.

Hoxha: Asgjë nuk ndryshon në relacione mes SHBA-së dhe Kosovës, kushdo që fiton atje

Kurse, Hafir Hoxha u shpreh se pavarësisht kush fiton në SHBA, nuk pritet që mund të ketë ndryshime në raport me Kosovë.

Nisur nga kjo, ai në një bashkëbisedim me “Bota sot”, potencoi se SHBA ka projekte afatgjate, ku do bëj çmos që ta marrë nën kontroll shtetin serb.

Image

Hafir Hoxha

“Asgjë nuk ndryshon në relacione mes SHBA-së dhe Kosovës, kushdo që fiton atje. Planet dhe strategjia e politikës gjeostrategjike në SHBA përket me projekte afatgjate, një politikë e tillë është duke u zbatuar qysh moti, e më intenzivisht nga viti 1991, kur u shpartallua ish Jugosllavia, e në atë projekt është patjetër edhe largimi i ndikimit rus nga Ballkani, kjo detyrë gati se është realizuar dhe mbetet vetëm edhe Serbia të futet nën kontrollin e SHBA, BE dhe NATO-s.

Pasi Serbia ka gjet mbështetje në Kinën dhe Rusinë, SHBA dhe BE bëjnë çmos që ta marrin Serbinë nën kontroll, me luftë në vitin 1999 nuk u arrit, tani vazhdon politika diplomatike, ku janë provuar të gjitha mënyrat e dialogut të tyre ne Serbinë, por ajo i ka sytë të kthyera nga Kosova”.

Krahas kësaj, ai foli për planet e Shteteve të Bashkuara në veriun e Kosovës dhe rolin e Grenellit, nëse ky i fundit merr ndonjë post të lartë, nëse republikanët fitojnë zgjedhjet presidenciale.

“Kështu që, veriun e Kosovës e kanë lënë për kompromis eventual mes Kosovës dhe Serbisë, e kjo pa pas presion të madh nuk po ndodh. Nëse vjen Richard Grenell, atëherë me siguri do të bëhet trysni më e madhe në dy palët për korrigjim të kufirit, e nëse Serbia pranon të bëhet pjesë e BE-së, pastaj e NATO-s, atëherë ajo do të ndodhë me apo pa dashjen tone.

Duke analizuar qortimet që i bëhen Kosovës që mos të hapë urën, i bie që mos të hynë me shtri sovranitetin në atë pjesë, pasi është pjesë që do ta mbyllë aferën dhe Rusia nuk do të ketë pastaj ndikim në Ballkan! Dhe, me këtë përmbyllet intervenimi i NATO-s në Ballkan, pa u bërë kjo, procesi vazhdon!” – përmbylli Hafir Hoxha për “Bota sot”.

Read Entire Article