Greqi/ Tymi mbulon Athinën, zjarri përfshin dy rajone pranë kryeqyetit, digjen disa shtëpi

1 month ago 14
Reklamë

Zjarri i madh ka përfshirë edhe Athinën ditën e sotme, teksa dy zona rreth qytetit, Varnava dhe Megara janë përfshirë nga flakët.

Siç duket edhe nga pamje të ndryshme qyteti i Athinës duket i pushtuar nga tymi i zi që vjen prej flakëve në rrethina.

Zjarri në Varnava dhe Megara ka bërë që rezidentët e këtyre zonave të evakuohen, teksa në terren janë rreth 190 zjarrfikës., 40 automjete dhe 5 helikopterë. Edhe rajone të tjera pranë Athinës janë në panik prej zjarreve.

Ndërkohë flakët kanë pushtuar Greqinë gjatë gjithë këtij sezoni veror. Situata në Athinë duket alarmuese për sot (e dielë) dhe të nesërmen. Siç bëhet me dije nga mediat greke, zjarri favorizohet edhe nga era e fortë, çka krijon një shpejtësi të madhe me të cilën përhapen flakët e zjarrit.

Sipas kryebashkiakut të Megarës, në zonë janë djegur disa shtëpi prej zjarrit, ndërsa vazhdimisht dëgjohen shpërthime.

Read Entire Article