Greqia pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE? Varhelyi: Në Bruksel ka dakordësi për hapjen e negociatave, po ndihmojmë…

6 months ago 9
Reklamë

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi ka deklaruar se Brukseli është dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitullin e parë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama në përfundim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i pyetur nëse do ta lejojë Greqinë që të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, eurokomisioneri theksoi se: nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon për të ecur përpara.

“Doni të flas për Shqipërinë në mënyrë negative?! Refuzoj ta bëj. Hapat tuaj e kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishim. Nuk mendoj që në Bruksel ka njerëz që nuk bien dakord për arritjet. Jemi dakordësuar që Shqipëri është gati e BE do të duhet ta marrë këtë vendim. E sado teknik që është nuk e kuptoj pse nuk e marr ne këtë vendim. Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon për të ecur përpara. Por gjithsesi ne po përpiqemi të ndihmojmë e shpresoj që muajin tjetër të kemi konferencën ndërqeveritare në mënyrë që të hapim negociatat e vërteta, sepse ne dëshirojmë që të hapim negociatat me grup kapitullin e parë”, tha Varhelyi.

Top Channel

Read Entire Article