Amanda Brooks, 34 vjeç, akuzohet se ka përdhunuar vëllain e vogël të bashkëshortit të saj i cili ishte me autizëm. Sipas mediave të huaja, gruaja nga Florida ka sjellë në jetë një fëmijë tanimë, pas marrëdhënieve seksuale me të riun.
Brooks është vënë në pranga dhe akuzohet për “abuzim seksual”. Në Qershor të 2022-it, ishte vetë Amanda që telefonoi policinë duke thënë se ishte abuzuar seksualisht nga burri dhe vëllai i tij. Ajo renditi një sërë rastesh të tilla që nga Shkurti deri në Prill të vitit të shkuar duke theksuar se e kishin detyruar të kryente marrëdhënie me të dy.
Më pas ajo u zhvendos bashkë me fëmijën në një qytet tjetër atje ku policisë i dha të gjitha informacionet mbi denoncimin që kishte kryer, ku përfshiheshin dhe screenshots të mesazheve të saj me miqtë, ku ajo dukej si “viktima në këtë histori”.
Por rasti mori kthesë në Korrik të 2022-it, kur vjehrra e saj e akuzoi se ajo kishte përdhunuar të birin e sëmurë. Nga hetimet rezultoi se kjo gjë ishte e vërtetë. Për plot 10 vite me radhë, Amanda kishte abuzuar seksualisht me kunatin e saj. Ky i fundit nga frika nuk kishte treguar kurrë asgjë, derisa nëna e tij e kishte kuptuar./tvklan.al
Të ngjashme