Gruaja akuzohet për vrasjen e 3 të ftuarve me kërpudha helmuese në Australi (fotot)

10 months ago 38
Reklamë

‘Nikoqirja’ e një dreke familjare në një zonë rurale në Australi është akuzuar sot me vrasjen e tre të ftuarve të saj me anë të kërpudhave helmuese dhe tentativën e vrasjes ndaj një të katërti që po lufton për jetën në spital, njoftonte policia vendase.

Policia arrestoi 49 vjeçaren Erin Patterson në shtëpinë e saj në Leongatha në shtetin e Victoria, pasi në gusht kishte ftuar për drekë dy prindërit e ish-bashkëshortit të saj Gail e Don Patterson, të dy 70 vjeçarë, si dhe motrën e Gail Patterson, Heather Wilkinson, 66 vjeçe dhe bashkëshortin e kësaj të fundit Ian Wilkinson.

Të katër të ftuarit e gruas ishin shtruar në spital një ditë më vonë, dhe prej tyre mbijetoi vetëm Ian Wilkinson.

Erin Patterson ishte akuzuar gjithashtu më parë për tre tentativa vrasjeje ndaj ish-bashkëshortit të saj i cili u sëmur rëndë pasi hëngri tre vakte të përgatitura prej saj në 2021 e 2022, thuhej në deklaratën e policisë.

Ky i fundit nuk ishte në drekën e tragjedisë ku vdiqën dy prindërit e tij, mes të tjerëve.

Zyrtarët thanë se Patterson do të mbetet në paraburgim deri në daljen në gjyq.

Gruaja ka mohuar publikisht akuzat.

Policia tha se simptomat e shfaqura nga darkuesit përshtateshin me helmim nga kërpudhat e egra Amanita Falloide, të njohura ndryshe në Australi i “Kapela e vdekjes”.

Mediat vendase thonin se Erin Patterson kishte thënë në deklaratën e saj e kishte gatuar për të ftuarit biftek viçi me kërpudha thata të blera në një supermarket me prodhime aziatike.

Ajo dëshmonte se kishte ngrënë dhe vetë nga i njëjti ushqim dhe më pas kishte pasur dhimbje stomaku dhe diarre.

Ish-bashkëshorti i saj Ian Wilkinson, prift kristian Baptist, kishte dalë nga spitali në shtator por po vazhdon rikuperimin.

Dënimi për vrasje në shtetin australian të Victoria arrin një maksimum prej 15 vitesh burg.

Top Channel

Read Entire Article