Gruaja dhunon në mes të Fierit ish-bashkëshortin, ndërhyn policia pas agravimit të situatës

9 months ago 21

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit.

Gazetari Enea Verria raporton për BalkanWeb se ish- gruaja ka dhunuar ish- bashkëshortin e saj duke i bërë presion deri në momentin kur situata ka agravuar dhe qytetarë të shumtë kanë lajmëruar policinë.

Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier. Ndërkohë, burri pas situatës, raportohet se ka pasur edhe probleme shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article