Entuaziastja e kuajve Tatyana Remley ka pajtuar një vrasës me pagesë për të eliminuar bashkëshortin e saj milioner, kur paratë që ajo përfitonte çdo muaj pas ndarjes me të, u reduktuan nga $50,000 në vetëm $12 000, raportohet së fundmi.
Gruaja pajtoi vrasësin me pagesë pasi duket se besonte se $12,000 në muaj ishin shumë pak për të jetuar.
42 vjeçarja e njohur për jetën luksoze dhe sportet me kuaj, ishte tërbuar nga vendimi i gjykatës për reduktimin e të ardhurave, kështu që i ofroi një miku të përbashkët shumën marramendëse prej gati $2milionë një miku të përbashkët për ta hequr qafe.
Por në vend që të merrte paratë, miku i përbashkët i paemëruar, paralajmëroi bashkëshortin e saj Mark për kërcënimin, dhe kjo solli telashet për ish-gruan e tij që më parë ishte “kalëruese akrobatike”.
Çifti nga Florida njiheshin për një seri tentativash divorci pas dështimit të shfaqjeve të tyre akrobatike me kuaj, dhe më pas ka pasur akuza të ndërsjellta për abuzime nga palët.
Mark pretendon se Tatyana i vuri zjarrin fermës së tyre Rancho Reposo disa ditë pas ofertës së bërë për eliminimin.
Zjarrfikësit thanë se ambjentet e fermës ishin shkatërruar nga zjarri, shkaqet e të cilit janë ende nën hetim.
Zhvillimi vjen pas raportimeve për një seri problemesh financiare për Tatyana teksa avokatja e saj Tiffany Brown tha se reduktimi i të ardhurave e kishte lënë të paaftë për të përballuar jetesën.
Përfaqësuesja e saj shkruante: “Gruaja po përballet me vështirësi të shumta financiare. Ajo nuk mund të përballojë shpenzimet e saj mujore me vetëm $12,000, që është shumë më pak nga sa ajo ishte mësuar, $50,000.”
Mark pasi u informua për planin lajmëroi policinë, të cilët organizuan një operacion infiltrimi për arrestimin e Tatyana.
Policia ende nuk ka publikuar detaje të planit të vrasjes por Tatyana përballet tashmë me akuza nxitje vrasjeje, fshehje arme e armëmbajtje në makinë .
Top Channel