Gruaja piu fotoksinë/ Dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes 18-vjeçaren, e pëson bashkëshorti 24-vjeçar

8 months ago 31

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çukas të Lushnjës, ku një 18-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi ka pirë fotoksinë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasin me inicialet E.D.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article