‘Grupi i vdekjes’ zbret sot në fushë

10 months ago 15
12:41 13/12/2023

Milan synon mrekullinë ndaj Newcastle, Lazio e Atletico ‘luftë’ për vendin e parë

Mbrëmjen e sotme do të mësohen edhe dy skuadrat e fundit që do të jenë pjesë e raundit të 1/16-ave të Champions League. Llogaritë e hapura janë në grupin e vdekjes. Dortmund e ka siguruar tashmë biletën më tej, ndërsa vendi i dytë diskutohet nga tre skuadra, PSG, Njukasëll dhe Milan.

Gjermanët do të masin forcat pikërisht me francezët, të cilët do ishin të kënaqur edhe me një pikë, nëse mes Njukasëll dhe Milanit nuk do kishte fitues. Dy ekipet synojnë vetëm fitoren, pasi në rastin më të keq do të ishin pjesë e Europa League.

Me Barcelonën e kualifikuar, vendi i dytë në grupin H diskutohet mes Portos dhe Shaktarin. Fitorja do të thoshte kualifikim për të dy skuadrat, pasi momentalisht gjenden në kuotën e 9 pikëve. Portugezët do të ishin të kënaqur dhe me një barazim, për shkak të fitores në ndeshjen direkte. Ndërkaq, Barcelona luan aktin e fundit ndaj Antwerpit, ku aktivizohet sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbnor Muja.

Për statistikë luhen duelet, Crvena Zvezda-Manchester City, me serbët të eliminuar dhe kampionët në fuqi të kompeticionit që kalojnë më tej. Edhe Lajpzig luan pa impenjim maksimal ndaj Young Boys, të dyja pjesë e tureve të Kupave të Europës. Vendi i parë i grupit E diskutohet mes Atletikos së Madridit dhe Lazios në një 90 minutësh vendimtar, ndërsa Fejnordi në Europa League sfidon Sëlltikun e eliminuar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article