Grupi parlamentar i PD kërkon ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

1 year ago 20
Reklamë
10:27 21/09/2023

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike me kryetar Gazment Bardhin ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, lidhur me përfaqësuesit e opozitës.   

Gjithashtu, grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar përfshirjen në rendin e ditës ndryshimin e përbërjes së këtij komisioni.

Kjo ka ardhur, sipas PD-së, “për shkak të mungesave nga radhët e përfaqësuesve të opozitës pasi ka deputetë që kanë dorëzuar mandatin dhe pas analizës së punës së përfaqësuesve të opozitës në këtë Komision, ku për 1 vit e gjashtë muaj janë zhvilluar vetëm 2 mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme”.

“Ne mbështetje të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, me qëllim që te bëhet funksional Komisioni i Reformës Zgjedhore, për shkak të mungesave nga radhët e përfaqësuesve të opozitës (për shkak se ka deputetë që kanë dorëzuar mandatin) dhe pas analizës së punës së përfaqësuesve të opozitës në këtë Komision, ku për 1 vit e gjashtë muaj janë zhvilluar vetëm 2 mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj Reforme të rëndësishme për vendin, propozoj:

Ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, lidhur me përfaqësuesit e opozitës. Përfshirjen në Rendin e Ditës së seancës për miratim të projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 48, datë 09.06.2022 te Kuvendit “Përbërja e Komisonit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore’ sipas tekstit bashkëlidhur”, thuhet në kërkesën e PD-së./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article