“Krenari e madhe!” Roshi, Balaj, Gjasula dhe Lenjani i japin lamtumirën kombëtares, nderohen nga tifozët

2 hours ago 23

Odise Roshi, Bekim Balaj, Gjasula, Ermir Lenjani sot i dhanë zyrtarisht fund karrierës së tyre ndërkombëtare, pra me fanellën e kombëtares shqiptare. Një ceremoni mirënjohjeje dhe nderimi është përgatitur për ta.

Katër heronjtë e kombëtares shprehën emocionet e tyre për eksperiencën e tyre të gjatë.

“10 vite plot emocione, sakrificë dhe histori me Europianin. Ka qenë një gjë shumë e madhe për mua dhe faleminderit për përkrahjen”, tha Lenjani.

“Një kënaqësi shumë e madhe. 17 vite kuqezi, e vështirë shumë, sepse emocion si ky nuk përshkruhet dot. Jam krenar për veten. Po e mbyll me nder. Tani u hapet rruga të rinjve, sepse kemi një ekip shumë të mirë”, u shpreh Roshi.

“Kombëtarja na ka dhënë shumë. Fanella e kombëtares na ka burrëruar të gjithë. Faleminderit për këtë rrugëtim dhe për tifozët tanë, më të mirët”, tha Balaj.

“Shumë faleminderit! Krenari e madhe! Jam kënaqur shumë që kam qenë pjesë e kombëtares. Faleminderit për këtë mundësi që më keni dhënë”, tha Gjasula. /vizionplus.tv

Read Entire Article