Guardiola fillimisht tallet me Anthony Taylorin, thumbon gazetarët – pastaj flet për gabimin skandaloz të gjyqtarit

10 months ago 10

Manchester City dhe Tottenham barazuan 3-3 në derbin e xhiros së 17-të të Ligës Premier, por ndeshja pati shumë debate gjatë dhe pas përfundimit të saj.

Pas ndeshjes, më i përfoluri është gabimi i pabesueshëm i arbitrit Simon Hooper. Ai bëri një gabim të rëndë dhe të pakuptueshëm në kohën shtesë në pjesën e dytë dhe e privoi shumë Manchester Cityn, dhe në një mënyrë të pazakontë – duke dhënë një faull për të.

Pas ndeshjes, gazetarët i kërkuan Pep Guardiolas një koment për gabimin skandaloz të arbitrit. Ai dha një përgjigje që u bë virale: “Anthony Taylor ishte arbitri i katërt sot. E dini, mjeshtri dhe komandanti që di gjithçka për biznesin nuk mund të më tregonte asgjë se pse nuk na u dha përparësia. Por, më jepni një pyetje tjetër, nuk do të jem si Arteta”.

Guardiola i referohej reagimit të trajnerit të Arsenalit, përndryshe mikut dhe ish-asistentit të tij të madh, pas disfatës së Gunners ndaj Newcastle chiro më parë. Magpies festuan me një gol shumë të dyshimtë dhe Arteta e komentoi kështu:

“E pabesueshme! Si ka mundësi që u pranua një gol i tillë në Ligën Premier, që themi liga më e mirë në botë. Kam 20 vite në këtë vend dhe tani më vjen turp. Ky nuk është gol, ky është një turp absolut. Nuk është një gol. Ndihem keq, kështu. Më vjen keq që jam pjesë e gjithë kësaj”, kishte thënë trajneri i Arsenalit.

Megjithatë, Guardiola komentoi situatën: “Është e vështirë kur shikon videon. Arbitri vendos të jap një faull pasi la avantazhin. Bilbili pas aksionit u lëshua dhe pasimi për golin… nuk e kuptoj”.

Ai gjithashtu foli edhe për reagimin e Haalandit: “Reagimi i tij është normal. Ai është pak i zhgënjyer. Edhe arbitri, nëse do të kishte luajtur sot për Manchester Cityn, do të ishte i zhgënjyer me atë vendim”. /Telegrafi/

"Next question, I don't want to do a Mikel Arteta comment."

Pep Guardiola when asked about Jack Grealish going through on goal

pic.twitter.com/JtDQHkj4p5

— Gunners (@Gunnersc0m) December 3, 2023

Read Entire Article