Guardiola gjobitet për parkim të gabuar, trajneri nuk pranon të bëjë foto me policin

1 year ago 23
Reklamë
23:42 22/08/2023

Pep Guardiola është irrituar paksa kur pa që në makinën e tij ishte vendosur një gjobë për parkim të gabuar në rrugët e Manchester.

Sikurse kanë treguar dëshmitarët, polici e ka njohur trajnerin dhe i ka kërkuar të bënin një foto bashkë.

Në diskutimin mes tyre, spanjolli dëgjohet të thotë me ironi që për këtë foto duhet edhe të paguajë gjobën e marrë.

“Kërkon një foto me mua? Epo, atëherë duhet të paguash”, i thotë ai policit të bashkisë.

Nga këto pamje duket se trajneri nuk pranoi të bëntë foto. Kjo konfirmohet edhe nga polici që pranon për të pranishmit se Pep u bë nervoz nga gjoba.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article