Gvardiol firmos te Manchester City

1 year ago 27
Reklamë
18:00 05/08/2023

Anglezët shpenzojnë mbi 100 milion Euro në merkaton e pestë të verës

Manchester City kursen shumë në këtë merkato vere. Ndryshe nga sa jemi mësuar në edicionet e fundit, këtë herë, kampionët e Anglisë duket se kanë menduar që të bëjnë një merkato më të kujdesshme. City po përjeton verën më të qetë, pavarësisht se e ka tejkaluar shifrën e 100 milionë Eurove.

Me konfirmimin e blerjes së Gvardiol nga Lajpzig, tashmë City e dërgon vlerën e shpenzimeve vetëm për dy futbollistë në 124 milionë Euro. Shifër që natyrisht është e lartë për shkak se kroati i kushtoi 90 milionë Euro për t’u bërë edhe mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në histori, pas Meguajer.

Për të pestin vit me radhë, Manchester City shpenzon më shumë se 100 milionë Euro në merkaton e verës, gjithsesi, duket se Pep Guardiola e ka bazën e lojtarëve dhe nuk do të bëj shumë ndryshime në organikë. Aktualisht, City tejkalon shpenzimet e vitit 2021, ku pagoj 117.5 milionë Euro për blerje lojtarësh.

Rekordi momental u shënua në vitin 2020, me 167.4 milionë Euro të shpenzuara për transferime futbollistësh. Gvardiol dhe Kovacic pritet të shtojnë konkurencën te kampionët e Europës, të cilët synojnë të përsërisin edicionin e shkuar, ku arritën të triumfonin në tre kompeticione.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article