Gvardiola mbrojtësi më i shtrenjtë në botë

1 year ago 23
Reklamë
22:40 05/08/2023

Kroati i kushton arkave të Manchester City 90 milion Euro

Dikur ishin sulmuesit lojtarët më të shtrenjtë të merkatos, teksa duket se trendi ka ndryshuar. Mbrojtësit janë ata që thuajse pas çdo merkatoje vendosin rekord të ri në vlerën e tyre në treg. Josko Gvardiol kompletoi kalimin te Manchester City për 90 milionë Euro për tu bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Kroati theu dominimin e Herri Meguajer, të cilin tashmë do ta ketë rival në Derbin e qytetit me Manchester United. Anglezi firmosi me “djajtë” për vlerën e 87 milionë Eurove nga Lejstër, shifra e dytë më e lartë në merkato sa i përket repartit të mbrojtjes.

Renditja vijon më pas me Matias de Ligt, i cili i kushtoi arkave të Bayern Munich plot 85.5 milionë Euro. Holandezi është ndër shitjet më të shtrenjta të Juventusit dhe mbrojtësi i tretë më i vlefshëm. Vetëm vendi i katërt për Virgil van Dijk, i blerë nga Liverpool për 84.6 milionë Euro nga Sauthempton, ndjekur më pas nga Fofana, që i kushtoi Chelsea 80.4 milionë Euro dhe Lucas Hernandez, i cili kompletoi kalimin te Bayern Munich për shifrën e 80 milionë Eurove.

Mbrojtësit më të shtrenjtë

Gvardiol               90 milionë Euro
Maguire               87 milionë Euro
De Ligt                 85.5 milionë Euro
Van Dijk               84.6 milionë Euro
Fofana                 80.4 milionë Euro
Hernandez          80 milionë Euro

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article