Haaland drejt rikthimit në fushë, sulmuesi i City do të luajë në Botërorin e klubeve

10 months ago 25

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ishte në fazë rikuperimi, por nën mbikqyrjen e atij që quhet ‘Miracle Man’. Libanezi John Haddad është ekspert i biomekanikës dhe që prej kohësh ndjek zhvillimet e futbollistit. Haaland ishte në Spanjë për të punuar me ekspertin e njohur, por edhe me pjesëtarë të departamentit mjekësor të Manchester city.

Rikuperimi duket se ka shkuar mirë, por Haaland nuk do të luajë ende në Premier League. Pritet që sulmuesi të aktivizohet në Botërorin e klubeve, ku Manchester City kalon automatikisht në gjysmëfinale. Skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me kampionët aziatikë Uraëa Red Diamonds të Japonisë të martën në mbrëmje.

Manchester City është në ndjekje të trofeut të gjashtë për vitin 2023, pasi ka fituar tashmë Premier League, FA Cup, Champions League, Community Shield dhe UEFA Super Cup deri më tani këtë vit kalendarik.

Read Entire Article