Haaland qetëson Manchester City

10 months ago 25
14:43 11/12/2023

Sulmuesi shmang dëmtimin e rëndë, gati për botërorin e klubeve në Arabinë Saudite

Erling Haaland qetëson Manchester Cityn. Sulmuesi norvegjez nuk ka pësuar dëmtim të rëndë, ç’ka pritet të mos e pengojë për të qenë sërish në fushat e blerta. Rreziku i mungesës së gjatë ka kaluar për 23-vjeçarin, pasi sulmuesi nuk ka pësuar thyerje të këmbës. Lajmi u konfirmua edhe nga trajneri, Pep Guardiola, që nuk ia ndjeu aspak mungesën në fitoren me përmbysje, 2-1 ndaj Luton.

Dëmtimi e la jashtë fushe për këtë 90 minutësh, gjithsesi, rikthimi do të jetë më i shpejtë nga sa mendohej. Për të mos rrezikuar situatën, Haaland pritet të qëndrojë pushim edhe në duelet e radhës ndaj Cërvena Zvezda në Ligën e Kampionëve dhe Kristal Palas në kampionat. Autori i 19 golave deri në këtë pikë të sezonit mendohet se do të jetë i gatshëm për Cityn në Botërorin e Klubeve.

Kampionët absolut në sezonin e shkuar do ta bazojnë forcën e tyre edhe tek cilësitë e 23-vjeçarit, me Haaland që shihet si arma e duhur për të fituar titullin që mungon në vitrinën e trofeve. Aventura e Manchester Cityt në turneun që do të mbahet në Arabinë Saudite nga 12 deri më 22 Dhjetor do të nisë në raundin gjysmëfinal.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article