“Habitemi si nuk është arrestuar ende”, fansat të frustruar me zhveshjen e gruas së Kanye West, Bianca Censorit në një market

7 months ago 4

Kanye duket se po përpiqet të bëjë më shumë bujë se ish-gruaja e tij Kim Kardashian me veshjet e guximshme të Biancas.

Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori, ekspozoi të pasmet në një restorant familjar në Los Angeles, shkruan The Sun.

Çifti, të cilët u martuan në dhjetor 2022 pas divorcit të Kanyet nga Kim Kardashian në mars të të njëjtit vit, dolën në qendrën tregtare “Grove”.

Foto: X17Online.com

Ata shkuan për të drekuar në restorantin ‘Cheesecake Factory’. Dizajnerja dhe arkitektja australiane mbante një veshje të zbuluar që i shokoi fansat.

Bianca veshi një palë sytjena të vogël pa bretela ngjyrë të zhveshur në kombinim me pantallona të gjelbëra neoni. Pantallonat i mbante të ulëta në bel, që ekspozonin pjesën e prapme të të pasmeve të saj.

Foto: X17Online.com

Flokët kafe i kishte mbledhur mbrapa në një stil të rrëmbyer dhe ishte pa makijazh. Kanye ishte i veshur tërësisht me një bluzë të zezë dhe pantallona të gjëra.

Çifti ecën nëpër rrugët e Kalifornisë dhe vizituan një dyqan me ëmbëlsira. Fansat në Reddit shprehën zemërimin e tyre për sjelljen që ata e konsiderojnë si indecencë publike të Biancas.

Një përdorues i rrjetev sociale publikoi fotografitë e Biancas dhe Kanyet në një fije në rrjetet sociale. “Ye dhe Bianca në Beverly Hills sot… kjo është sëmundje mendore”, shkroi ai. “Kujto kur ai kontrollonte atë që vishte Kimi nëse ishte ‘shumë seksi’ dhe ‘e bënte të ndihej e pakëndshme’?” shkroi një tjetër fans.

Foto: X17Online.com

“Do të përjashtoheshin nga kudo tjetër nëse nuk do të ishin të famshëm”, shtoi një tjetër. “Ende nuk mund ta besoj që nuk janë arrestuar. Ajo që mbart këtu pothuajse nuk llogaritet si rroba brenda. Nëse nuk do të ishte atraktive dhe ai nuk do të ishte i famshëm, ajo do të arrestohej”, vuri në dukje një i katërt. “Kanye gjithmonë vishet sikur është dimër, ndërsa shfaq gruan e tij të re si një kukull seksi që ecën”, komentoi një i pestë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Kanye u kritikua për veshjet e Biancas. Kontrolli i supozuar i Kanyet mbi veshjet është pjesë e një plani të madh për të ‘kaluar në famë’ ish-gruan Kim Kardashian – dhe Bianca raportohet të jetë plotësisht në bord me këtë plan.

Foto: X17Online.com

Ata kanë bërë bujë me paraqitjet e tyre vazhdimisht të guximshme në publik. Raportimet e fundit kanë pretenduar se familja e Biancas në Australi është e shqetësuar se modelja dhe arkitektja e kompanisë “Yeezy” po detyrohet të ekspozojë veten në veshjet e zbuluara.

Por një raportim i ri ka hedhur dritë mbi atë që mund të jetë duke ndodhur në të vërtetë. Një ekspert i PR-it pretendon se gjithçka është pjesë e planit të lojës së çiftit, dhe ata shpresojnë të ‘thyen internetin’ me pamjet e ekspozuara të Biancas.

Foto: X17Online.com

Kanye, 46 vjeç, po ‘kopjon’ strategjinë e publicitetit të përdorur nga ish-gruaja e tij, por e shtyn atë në kufijtë e fundit, tha eksperti i marketingut, Mark Borkowski për DailyMail.

“Kanye kupton skandalin dhe po përpiqet të ‘thyjë internetin'”, tha Mark. “Mendoj se shumë njerëz po fillojnë të ndihen pak të pakëndshëm, pavarësisht nga gjithçka që ka thënë, për faktin se ai mendon se mund të bëjë çfarë të dojë me partneren e tij. /Telegrafi/

Read Entire Article