Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka pasur përplasje me oficerë të Gardës së Republikës, në hyrjet e Parlamentit, pak përpara se të niste seanca plenare.
Pasi gardistët nuk kanë lejuar hyrjen në sallë të deputetëve të opozitës, përfshi edhe ato që nuk kanë masa përjashtuese, Bardhi ka shpërthyer në akuza ndaj Komandantit të Gardës.
“Hajdut, bandit, ke vendosur gardën kundër opozitës”, iu drejtua Bardhi.
Më herët kreu i Grupit Parlamentar të PD tha se në Kuvend nuk po lejohen deputetet që nuk kanë asnjë masë, ndërkohë që lejohet Olta Xhaçka.
“Hyn në Kuvend Olta Xhaçka, e cila duhej të dorëzonte mandatin, por me mbështetjen e Edi Ramës u shpërfill vendimi i Kushtetueses, ndërsa nuk lejohen 3 deputetet e PD-së, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Greta Bardeli që të hyjnë. Kjo është banda e narko-regjimit”, tha Bardhi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb