“Hajdutë, garda përjashta”, tensioni te Komisioni i Etikës/ Bushka ndërpret mbledhjen

1 month ago 16

Tensione në nisje të mbledhjes së Komisionit të Etikës, ku do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për masat ndaj 24 deputetëve demokratë, që sipas socialistëve shkaktuan tensione në seancën e fundit parlamentare.

Ishte deputeti demokrat Flamur Noka që sapo ka hyrë në sallën ku do të mbahej mbledhja e Etikës ka kërkuar nxjerrjen jashtë të Gardës së Republikës.

“Hajdutë”, i është drejtuar Noka fillimisht socialistëve në sallë dhe më pas “garda të dalë jashtë, kz është Kuvendi i Shqipërisë”.
Tensionet kanë zgjatur disa minuta duke detyruar Klotilda Bushkën të ndërpresë mbledhjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article