“Hajnat në burg” – Ish-zv. ministri me kërkesë urgjente për Albin Kurtin: Luftojeni nëntokën kriminale, ose do të pësoni!

9 months ago 11

Ishte kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani që kishin premtuar në fushatën zgjedhore se do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin që kishte kapluar institucionet e Kosovës nga ish-politikanët e kaluar.

“Hajnat në burg”, ishte thirrja e zakonshme e LVV-së në atë kohë.

Por, tash, pikërisht nga kryeministri Kurti po kërkohet që të realizohen premtimet e dhëna për një kohë të gjatë.

Është eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, i cili thotë se, Qeveria duhet që as më shpejt të bëjë realizimin e premtimeve të tyre, për të cilat u votua nga qytetarët e Kosovës.

Tërnava shprehet se ky është një mision serioz që nëntoka e krimit të organizuar të dal para drejtësisë.

Eksperti thotë se reformimi i sistemit të drejtësisë po shkon ngadal, por shpreson në atë që ka thënë kryeminsitri Kurti, që sipas tij, është i angazhuar për të punuar në këtë drejtim.

“Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial duhet të zhvishen përfundimisht nga ndikimet politike, që i bije nga nëntoka kriminale, nga ata që në të kaluarën e afërt i kanë emëruar gjyqtarët dhe prokurorët, si rrjet i krimit të organizuar, dhe të njëjtit nga zyrtarët e shtetit jua kanë kompensuar këtë shërbim duke u pozicionuar 100 % në rolin e avokatisë ndaj rrjeteve mafioze e kriminale, të krimit të organizuar”, thotë Tërnava.

Ish-zëvendësministri pohon se, tash duhet të krijohet një ambient që gjyqtarët dhe prokurorët të zhvishen nga ndikimi politik dhe të marrin vendime profesionale.

“Nëse dëshmohen premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve që kjo parti tani në pushtet që ia ka premtua elektoratit dhe me votën e tyre kjo qeveri arriti në pushtet, gjithsesi se kjo qeveri duhet të bëjë çmos t’i jetësoj ato premtime të dhëna dhe në mënyre të pandalshme t’i luftojë të gjitha llojet e krimeve në përgjithësi, sepse edhe qeveritë e mëparshme jepnin premtime por me ardhjen e tyre në pushtet i harronin ato premtime, prandaj elektorati në disa raste i provoj ato parti që dinin të premtonin e që nuk e mbanin fjalën, prandaj kjo qeveri sikur që po bënë çmos me e luftua krimin në mënyrën më serioze, si nga monitorimi i medies, edhe nga shoqëria civile, sepse me premtime boshe qytetari është mashtruar edhe nga ish pushtetarët e kaluar, por krimi dhe korrupsioni nuk janë luftuar, sistemi i drejtësisë vetëm sa ka degraduar edhe është pozicionuar thellësisht në mbrojtje të krimit të organizuar, prandaj një mos përmbushje e këtyre zotimeve nga qeveria sigurisht që do ta marrte një ndëshkim të ashpër, kurse rezultati eventual dhe mbajtja e premtimit, një shpërblim tjetër me votë edhe mandat të ri qeverisës për të vazhduar”, potencon ai.

Tërnava shton se, elektorati nuk i harron premtimet dhe në bazë të këtyre premtimeve ia ka dhënë votën.

“Prandaj nëse elektorati është i kënaqur me veprimet ligjore të luftimeve të krimeve në përgjithësi të kësaj partie në pushtet, gjatë zgjedhjeve të radhës prapë do t’ia jep votën partisë në pushtet, e cila e ka dëshmuar se e mbanë fjalën dhe i lufton të gjitha të këqijat brenda shtetit dhe kontribuon në luftimin edhe të krimit me karakter ndërkombëtar, në bashkëveprime me ndërkombëtarët”, përfundon eksperti Hajrullah Tërnava.

Read Entire Article