Halil Geci flet për lidhjet e shqiptarëve me Aleksandër Vuçiqin

1 month ago 14
Reklamë

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Ramën dhe Hashim Thaçin për lidhjet e tyre me Serbinë.

Këto deklarata Geci i bën në kohën kur Qeveria Kurti po kërkon të hapet ura e Ibrit.

Ai flet për Zajednicën dhe shtetin fashist serb me të cilin sipas tij, kanë bashkëpunuar shqiptarët.

Geci thekson se, Serbia e katër luftërave në ish Jugosllavi, e përcjellë me gjenocid të paparë, e fitoi edhe damkën e merituar në tërë botën, me emrin shtet fashist e gjenocidial.

Ai pohon se, pikërisht me shtetin fashist serb bashkëpunuan shqiptarët.

“Është një realitet që të bën të mendosh se politika e udhëhequr nga disa rrugaçë të malit, loparë dhe polarë e nipa të Serbisë e që sot janë në opozitë, deri me sot e shihnin shpëtimin nga Vuçiqi dhe shteti i tij fashist gjenocidial, duke bashkëpunuar me Radoiçiqin dhe me Listën e tyre kriminale, i jepnin Serbisë çdo gjë që ajo e dëshironte”, pohon ai.

Ai tregon se cila është edhe fatkeqësia e tyre.

“Fatkeqësia e këtyre budallenjve opozitarë është se këta loparë  ende mendojnë dhe aq shumë shpresojnë se Vuçiqi e Serbia janë shpëtimtarët e Kosovës. Këtyre horrave dhe tradhtarëve shqiptarë si dhe Vuçiqit, Kombet e Bashkuara ua përplasen turinjve gjenocidin serb dhe më së shumti më janë dhimbsur Edi Rama, Isa Mutafa, Hashim Polari dhe rrethi i tyre që i bënin favore Serbisë fashiste, duke ndarë komuna dhe duke ndërtuar Srbska Republikën e veriut me emrin Zajednicë”, potencon Geci.

Sipas tij, është shumë i keq projekti i Vuçiqit dhe Serbisë për ndarje e Zajednicë.

“Them se kjo është ironi e kohës, nuk e kap askund logjika njerëzore dhe sërish ka të tillë që jetojnë me ëndrra dhe me shpresa rreth projekteve të tyre të imagjinuara. E pra, kthjelluni e mos e mashtroni veten për gjërat që tashmë janë argumentuar dhe janë punë që shihen”, potencon Geci.

comment

Read Entire Article