Halil Geci: Mafia e nëntokës po manipulon me minatorët e Trepçës dhe Policinë

10 months ago 14
Reklamë

Politika

Nga: N. Shaqiri Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 21:24

Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se mafia e nëntokës është e përzier në grevën e minatorëve të Trepçës dhe në protestën e Policisë.

“Mafia e nëntokës e përzier dhe e bërë karashmak me dreqin e të birin e tij, ka filluar me manipulua me dy struktura më të pastërta e ma të pa djallezuara të shoqerisë  Policinë dhe Minatorët. Kur po e analizoj situatën po më duket se jemi në ish Jugosllavinë e dikurshme, kur minatorët u futën në zgafella dhe i mbronin institucionet e atëhershme të Kosovës nga Millosheviqi”, thotë Geci.

Ai thekson se, sot po ndodh e kundërta më keq, ngase të njëjtit minatorë po tentojnë t’i minojnë institucionet e dalura nga vota e popullit me mbi 51%  të votave të përgjithshme, duke kërkuar para!

“Pse po ndodh ky tmerr në ditën e kiametit ku e tërë bota është nën ethet e luftës, kurse Kosova është drejtpërdrejt e sulmuar, kur dihet se institucionet tona por edhe të mbarë planetit po përgaditën për armatosjen dhe mbrojtjen e vendeve të tyre ashtu siç po duhet të përgaditet në heshtje edhe Kosova, që t’i kursejmë parat dhe të përgaditemi për mbrojtjen e atdheut”, thekson ai.

Geci pyet se, a nuk po e shohin Minatorët dhe policia speciale se  agresori serb po na troket në derë për çdo ditë e natë duke na sulmua  pandërpre?

“Si nuk po e kuptojnë minatorët dhe njësitet speciale të Policisë se dikush nga nëntoka janë duke manipuluar me ta. Në këso situatash duhet kërkuar pak bukë e kryp dhe ik në mbrojtje të atdheut, mos harroni ju Polici dhe Minatorë dhe ju liderët opozitarë se sa hapë e mbyllë sytë Kosova me 24 shtator ka mundur të jet si sot Izraeli dhe Hamasi. Me i dëgjua liderët e opozitës duke i mbrojtur Policinë dhe Minatorët ta mbushin mendjen se janë në Zvicër kërkojnë para thua që 700 vjet s’ka pasur luftë”, përfundon Halil Geci.

comment

Read Entire Article